Botë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky shpall skenarët e Rusisë deri në vitin 2028
06.10.2023 15:00
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se në rast se lufta në Ukrainë “bllokohet”...

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se në rast se lufta në Ukrainë “bllokohet”, Rusia mund të sulmojë vende të tjera në vitin 2028. Këtë deklaratë, siç shkruajnë mediat e huaja, Zelensky e ka bërë në një konferencë shtypi në Spanjë.
“Për momentin Rusia po shqyrton skenarë të ndryshëm për vitet e ardhshme. Njëri prej tyre është veçanërisht i rrezikshëm. Nëse ka ndonjë pauzë në këtë agresion kundër Ukrainës, nëse kjo luftë ‘ngrihet’, atëherë do të ketë një moment të ri kritik në vitin 2028.”, citohet të ketë thënë ai. “Rusia do të ketë forcë të mjaftueshme për të sulmuar vendet që janë në fokusin e ambicieve të saj ekspansioniste. Përveç Ukrainës, këto janë padyshim vendet baltike dhe vendet me shumë rusë në territorin e tyre.”, ka thënë më tej ai.
Zelensky theksoi se Rusia po kërkon mënyra për të ngrirë situatën dhe për t’u përshtatur, për të nxjerrë konkluzione nga gabimet e saj dhe përgatitet të përparojë.
“Ju lutemi mbani mend se armiku më i rrezikshëm është ai që ka nxjerrë konkluzione dhe është përgatitur për sulmin e radhës në bazë të tyre.”, ka thënë ndër tjerash Zelensky.
