Mbulimi i krizës energjetike me shpenzime shtesë ka dëmtuar qytetarët për 220 milion euro

06.10.2023 16:01

Për të përballuar shpenzimet shtesë....

Për të përballuar shpenzimet shtesë të shkaktuara nga kriza energjetike në vitin 2022, Qeveria ka paguar projekte që kanë kushtuar së paku 170 milionë euro, bën të ditur hulumtimi i Qendrës për Komunikime Qytetare.

Sipas analizave të bëra kur kësaj shume i shtohen edhe 50 milionë euro projekte kapitale që është dashur të realizohen nga autoritetet lokale, rezulton se qytetarët janë të dëmtuar për 220 milionë euro para që është dashur të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së jetesës së tyre.

Qytetarët duhet të insistojnë që këto shpenzime të mos bien mbi kurrizin e tyre, thonë nga Qendra për Komunikime Qytetare.

“Mundemi të konkludojmë se duke marrë parasysh çmimet dhe rritjen e TVSh-së nga 5 në 10 për qind për një numër të konsiderueshëm të prodhimeve duhet të fokusohemi në mënyrën se si shpenzohen paratë nga buxheti dhe të këmbëngulim që ngarkesa nga harxhimet e shtuara të mos bie mbi qytetarët, por të ndikojë në uljen e privilegjeve që i sigurojnë funksionarët.”, - theksoi Sabina Fakiq nga Qendra për Komunikime Qytetare.

Nga Shoqata e Këshilltarëve Tatimor theksuan se vendi ynë nuk përballet me sukses me rregullin e artë të buxhetimit, duke  vlerësuar  se shteti shpenzon më shumë se sa mbledh.

“Financimi deficitar po rritet kështu që  rregulli i artë i buxhetimit për kushtet në Maqedoni nuk vlen kështu që rregulli i artë thotë aq sa ke të ardhura, shih të kesh edhe shpenzime. Deri më tani Maqedonia nuk po përballet me rregullin e ashtuquajtur të artë të buxhetimit.”, - Pavle Gatsov nga Shoqata e Këshilltarëve Tatimor.

Hulumtimi gjithashtu tregoi se për të mbuluar ndikimin e krizës energjetike mbi  investimet kapitale në vitin 2022, 28 për qind e shpenzimeve kapitale ose 130 milionë euro janë shpenzuar për pagesa që nuk mund të vendosen në kategorinë kapitale. Bëhet fjalë për një pjesë prej pagesave për ShA  “Elektranat”  për tejkalimin e krizës energjetike, si dhe pagesat e garancive me këste për kreditë e ndërmarrjeve  shtetërore. (Flutura Latifi, TVM2)