Ligji për amnisti, amendamentet, Selmani: Druajnë mos të falen shqiptarët

06.10.2023 15:40

Paralajmërimi i grupit parlamentar të LSDM-së....

Paralajmërimi i grupit parlamentar të LSDM-së, se do të dorëzojë amendamente që persona të caktuar të mos mund të përfitojnë nga Ligji për amnisti, sipas ekspertëve juridik konsiston në shpëtimin e vetëm të disa personave të caktuar, rrjedhimisht në rast konkret mos të amnistohen edhe disa individë të dënuar në rastin “Monstra” dhe lëndë të tjera, ku të dënuar janë shqiptarët.

Profesori universitar, Bashkim Selmani, thotë se moskoordinimi i partive politike nxori në pah metodologjinë e përpjekjes së subjekteve politike për të aboluar persona të caktuar dhe njëkohësisht për të arritur qëllime të caktuara.

“Kësaj radhe moskoordinimi i partive politike ka sjellë edhe përplasjen, jo vetëm brenda mënyrës së raporteve mes partive politike, por edhe çështja që në kontinuitet LSDM-ja dhe VMRO-ja e kanë mbajtur të fshehur dhe të mirë organizuar në publik, që kur janë në pyetje shqiptarët, gjithmonë ata sillen në dëm të pozitës dhe rolit të shqiptarëve dhe nga ana tjetër, këto lëndë, sikur atëherë në  rastin e Prespës kur ishte që lëshuan, po ashtu edhe kësaj radhe, pikërisht krejt kjo përplasje që është, është në dëmin dhe pse kapet edhe një numër i vogël i shqiptarëve, siç është rasti “Monstra” dhe rastet e tjera. VMRO-ja i ngatërroi atëherë dhe i bëri të gjitha proceset e montuara dhe sot LSDM-ja është në  linjën  e saj që një apo mënyrë tjetër nuk dakordohet për lirimin e këtyre personave, që publikisht dihet se janë të pafajshëm. Pra e gjithë kjo është me tendenca për individë të caktuar.”, - deklaroi profesori universitar, Bashkim Selmani.

Ministria e Drejtësisë thirret në atë se propozim – ligjin për amnisti ka  për qëllim lehtësimin e objekteve të mbipopulluara, kryesisht në burgun e Idrizovës, ndërkaq për profesorin universitar, Selmani, situata me kushtet në  burgje ka qenë gjithmonë mizore dhe nuk është trajtuar më parë asnjëherë kjo çështje. se në këtë situatë duhet të bëhet kujdes që pas  faljeve të veprave të caktuara penale, të mos fshihen tendenca.

Bllokimin e këtij propozim-ligji kur të vihet në votim, e paralajmëron opozita më e madhe maqedonase, sepse  siç thonë, nuk do të mbështesin një ligj që pas jetësimit të tij, fitojnë kriminelët. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)