KRrE: Tarifa e lirë e energjisë nga 1 dhjetori
Tarifa e lirë fillon të aplikohet me një dhjetor....

Tarifa e lirë fillon të aplikohet me 1 dhjetor nga ora 13 deri në ora 15 dhe në dhjetëditëshin e parë të dhjetorit shumica e amvisërive do të kenë qasje në të, njoftoi personi i parë i Komisionit Rregullator për Energji, Marko Bislimovski. Ai tha se tarifa e lirë do të jetë një lajm i mirë për qytetarët, veçanërisht për pensionistët, të cilët thonë se i ndihmon shumë në standardin e tyre.
“Nuk ka kurrfarë problemesh, tarifa e lirë do të implementohet dhe nga ajo nuk ka lëshime, sistemi tarifor qysh në qershor është sjellë, është shpallur në Gazetën Zyrtare, nuk ka kurrfarë ndryshimesh dhe gjithë ajo do të fillojë dhe funksionojë pa problem.”, - deklaroi kryetari i KRrE-së, Marko Bislimovski.
Gjithashtu Bislimovski siguroi qytetarët e Shkupit se do të kenë ngrohje qendrore me fillimin e sezonit të ngrohjes dhe kjo asnjëherë nuk është vënë në dyshim.
Bislimovski shton se vendimi për çmimin e ngrohjes do të merret kur të marrin sigurinë e prerë se gazsjellësi i ri do të fillojë të vendoset në urën “Bellasica” dhe siç tha ai, sipas informacioneve që ka, nuk ka problem mes EMV-së dhe Qytetit të Shkupit.
Ai pohon se vendimi që do të merret nuk do të lejojë asnjë goditje çmimi për konsumatorët e energjisë termike në qytetin e Shkupit.
“Shkupi edhe me infrastrukturën ekzistuese që ka me dy termocentralet, pa asnjë tubacion, mund të furnizohet me energji elektrike dhe nuk do të ketë asnjë problem në këtë drejtim. Ju lus të gjithëve të mos përhapni një thashetheme të tillë se Shkupi do të mbetet pa energji termike. Poenta e gjithë asaj për të cilën reagojmë edhe ne, është që të marrim sa më shumë energji termike nga TeTo për të ulur koston e sistemit të përgjithshëm.”, - theksoi kryetari i KRrE-së, Marko Bislimovski.
Po edhe në rastin se nuk do të funksionojë Te-To, do të jetë problem për EMV-në, por nuk do të ndikojë në llogaritjet e çmimit të energjisë termike. (Belinda Koka Ademi, TVM2)
