“EURO 2024”, sfida me Çekinë, trajneri Sylvinho shpall listën
Më 12 tetor, në “Air Albania”...

Më 12 tetor, në “Air Albania”, Shqipëria luan finalen e radhës, më të rëndësishmen, teksa pret Republikën Çeke, një ndeshje që pritet të vendos shumë mbi kualifikueset “Euro2024”.
Trajneri Sylvinho ka publikuar listën me lojtarët që do të ketë në dispozicion për këtë takim, por edhe për miqësoren me Bullgarinë.
Në listën e përbërë nga 25 futbollistë ka ndryshime të pakta në krahasim me sfidat ndaj Çekisë dhe Polonisë në shtator.
Rikthehet në kombëtare sulmuesi Armando Broja, i cili e ka lënë pas dëmtimin në gju dhe së fundmi edhe ka luajtur me Celsin në Premier Ligë.
Këtë herë do të mungojë Odise Roshi, ndërsa pjesa tjetër e futbollistëve janë konfirmuar nga ana e trajnerit brazilian të Kombëtares.
Braziliani Sylvinho edhe kësaj radhë ka gjeur mbështetje tek tre futbollistët shqiptar me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, shkupjani Jasir Asani, kumanovari Taulat Seferi si dhe tetovari Nedim Bajrami.
Shqipëria do të nisë zyrtarisht përgatitjet të hënën, më 9 tetor, në “Shtëpinë e Futbollit”.
Lojtarët do të grumbullohen në kryeqytet. Shqipëria me 10 pikë nga 5 ndeshje është duke kryesuar renditjen e Grupit “E”, ndërsa Çekia ka 8 pikë nga 4 ndeshje. Më pas Moldavia me tetë pikë, Polonia me gjashtë dhe mbyllin klasifikimin Ishujt Faroe me një pikë.
