Rritja e TVSh-së në 10%, VMRO – DPMNE kërkon kthim në 5%

06.10.2023 18:05

VMRO-DPMNE-ja ka ftuar Qeverinë....

VMRO-DPMNE-ja ka ftuar Qeverinë që të korrigjojë listën e ushqimeve me TVSh të lartë prej 10% dhe t’i kthejë në 5% TVSh. Deputeti i kësaj partie, Bojan Stojanovski, thotë se në këtë listë hyjnë edhe produkte me çmime të ngrira deri më 30 nëntor të këtij viti, ndërkohë që qytetarët do të varfërohen për dhjetëra mijëra euro si pasojë e TVSh-së së rritur. Ushqimet të cilat nga sot janë shtrenjtuar, sipas opozitës janë produktet e qumështit, të konservuarat, pastat, ushqimet për fëmijë.

“Në dy vitet e fundit po jetojmë në inflacion dyshifror, e cila është tejet e lartë tek ushqimi dhe tejkalon 30%-in, ndërkaq tek disa produkte ushqimore 50%-in. Ftojmë qeverinë që sot të thërrasë seancë dh ta korrigjojë listën dhe të gjitha produktet të cilat janë pjesë e përditshmërisë së qytetarëve dhe t’i kthejë në 5% TVSh.”, - deklaroi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanovski.

LSDM: Punojmë për mirëqenien e qytetarëve

Nga LSDM-ja me kundërpërgjigje se po punojnë për mirëqenien e qytetarëve, duke akuzuar VMRO –DPMNE-në si bllokuese e proceseve në Kuvend.

“Me bllokimin e rrugëtimit evropian të vendit, Mickoski po vazhdon politikat e paraardhësit të tij, i cili për 11 vite po mbante vendin në izolim. Mickoski, në vend të ardhmërisë dhe vlerave evropiane, paga më të larta dhe pensione, qasje në tregun evropian me 500 milion banorë dhe fonde evropiane, ju ofron të ardhme të pasigurt.”, thuhet në komunikatën për media të LSDM-së.

Socialdemokratët konsiderojnë se bllokimet dhe kundërshtimet e VMRO-së në Kuvend duhet mposhtur për hir të procesit të eurointegrimeve. (Meral Ismaili, TVM2)