Komisionet kuvendare, debat publik për Strategjinë Nacionale për Zhvillim

06.10.2023 19:31

Komisioni për Çështje Ekonomike dhe Komisionit për Financa dhe Buxhet...

Komisioni për Çështje Ekonomike dhe Komisionit për Financa dhe Buxhet, kanë organizuar debat publik të përbashkët, ku është biseduar për hartimin e Strategjisë Nacionale për Zhvillim, dokument ky i cili cakton prioritetet e nevojshme për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik për 20 vitet e ardhshme.

Dime Vellkovski, kryetar i Komisionit për Çështje Ekonomike dhe Bojan Stojanovski, kryetar i Komisionit për Financa dhe Buxhet, pohuan se ky do të jetë një plan A-politik me afate qartë të definuara dhe do të jetë obligim i secilës garniturë politike në këtë 20 vjeçar.

“Qeveria në janar të vitit 2021 e kishte filluar këtë proces për ndërtimin dhe hartimin e Strategjisë Nacionale për Zhvillim, e cila paraqet dokument afatgjatë dhe strategjik, me prioritete të theksuara në interes të vendit dhe qytetarëve të saj. Ky dokument do të jap një vizion të qartë për të ardhmen e sigurt dhe të planifikuar për të gjithë qytetarët. Strategjia Nacionale e Zhvillimit do të jetë dokument i vizionit, i cili do të trason rrugën e zhvillimit të vendit në 20 vitet e ardhshme, në bazë të diskutimeve të gjera, duke i përfshirë të gjithë aktorët relevant të vendit.”, - deklaroi kryetari i Komisionit për Çështje Ekonomike, Dime Vellkovski.

“Hapi tjetër në gjithë këtë proces do të jetë përgatitja e një teksti final për Strategjinë Nacionale për Zhvillim dhe kalimi i saj në Kuvend. Ky dokument ka marrë mendimin edhe të Komisioneve tjera përkatëse në Kuvend dhe për hartimin e këtij teksti final do të merren për bazë edhe mendimet e të gjithë faktorëve relevant pa dallim.”, - theksoi kryetari i Komisionit për Financa dhe Buxhet, Bojan Stojanovski.

Përndryshe hartues i kësaj strategjie është Akademia e Shkencave të Maqedonisë, me përfshirjen edhe të disa profesorëve universitar dhe me kyçjen e përfaqësuesve të Odave Ekonomike, e ku këto të fundit kishin detektuar se RMV-ja nuk ka një strategji afatgjate të zhvillimit.

Maqedonia nuk ka një strategji afatgjate të zhvillimit. Kjo strategji duhet të jetë strategji nga e cila kushdo që të vijë në pushtet t’i drejtohet kësaj strategjie. Ne nuk duam një zhvillim të qëndrueshëm, por zhvillim të përshpejtuar, ka bazë në bazë të vlerësimeve tona që RMV-ja të jetë një vend me një zhvillim të përshpejtuar ekonomik, bile t’i tejkalon edhe shumë vende tjera.”, - u shpreh Xhamajl Dauti nga Oda e Ekonomisë Veri-Perëndimore.

Strategjia Nacionale e Zhvillimit është dokument ku do të caktohen prioritetet e zhvillimit ekonomik të vendit dhe të shoqërisë në RMV dhe pikërisht në sferën e ekonomisë duhet të bëhen shumë ndryshime.

Shqetësimi më i madh i sektorit të biznesit ishte se mbi 32,000 pyetje apo vendime mbesin në sirtarët e institucioneve, nga të cilat humbin kompanitë. (Fitim Kryeziu, TVM2)