FNT “Skupifestival”, mbrëmë filloi edicioni i 17-të me radhë
Hapja e festivalit “SkupiFest”...
Hapja e festivalit “SkupiFest” solli në skenë një histori rrëqethëse me një temë sociale ku autori nëpërmjet të vuajtjes së Arbërit, i cili shfaqet në rolin kryesor, përpiqet të shfaq simbolikën e një dimenze kombëtare.
Mes ankthit dhe shpresës, Arbeni përcolli mesazhin që kishte për qëllim autori.
“Kjo shfaqje është me tekst edhe regji të Lirak Çelajt, teatri “ODA” dhe Liraku e ka trajtuar sëmundjen e demenzës, jo vetëm si sëmundje, mirëpo edhe në simbolikën e një demenze kombëtare. Përmes një të sëmuri që unë e luaj që është Arbëri, i cili nuk e ka edhe rastësisht emrin Arbëri, ka dëshiruar që demenza të trajtohet edhe në aspektin më të gjerë edhe në bashkëpunim me regjisorin edhe ekipin, mendoj që kemi arritur ta plasojmë mesazhin që e jep shfaqja.”, - u shpreh Shkumbin Ismaili (Arbëri).
Publiku e mirëpriti shfaqjen duke vlerësuar lartë interpretimin e aktorëve në skenë.
“Po, shfaqja ishte shumë, por shumë e mirë, sidomos interpretimi i rolit kryesor dhe vurja në skenë ashtu si ishte. Shfaqja ishte shumë e mirë.”, - theksoi aktorja (publik), Elhame Bilalli.
“Duke pasur parasysh që e njoh këtë pjesë të prapaskenës, organizimit dhe vështirësitë që përmendët edhe ju, që prej vitit ’99 jam pjesë në këtë fushë një herë në teatrin kombëtar, pastaj në teatrin “ODA”, e çmoj shumë punën dhe entuziazmin që e bëjnë këta, sepse e dinë çfarë vështirësish po kalojnë, cilat janë sfidat e tyre, sidomos në vendet ku punojmë edhe ne në rajon ku ndoshta teatri edhe kultura nuk çmohet edhe aq shumë sa ka nevojë.”, - deklaroi autori dhe regjisori i shfaqjes “Arbëri”, Lirak Çelaj.
Në kuadër të festivalit, sonte do të ngjitet në skenë teatri turk dhe do të luhet shfaqja “Nën Kala”, hulumtime mbi teatrin fizik me motive nga William Shekspir. (Ardita Ramadani, TVM2)