Botë
Osmani: Sërbia shkeli marrëveshjen, të ndëshkohet
07.10.2023 15:30
Me sulmin e Banjskë në 24 shtator, Serbia ka shkelur Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve...

Me sulmin e Banjskë në 24 shtator, Serbia ka shkelur Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve, e për këtë arsye, duhet mbajë përgjegjësi. Këtë kërkesë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e atikuloi hapur gjatë takimit në Granada të Spanjës me shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
“Gjatë samiti të Komunitetit Politik Europian u takova me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell, për të diskutuar mbi aktin e agresionit të Serbisë kundër Kosovës. Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për shkeljen e qartë të nenit 3 të marrëveshjes së 27 shkurtit, që parashikon detyrime që palët të përmbahen nga kërcënimet apo përdorimi i forcës”, shkroi Osmani në X.
Marrëveshja të cilës i referohet presidentja është ajo e arritur më 27 shkurt në Bruksel.
Një muaj më vonë në Ohër, Kosova dhe Serbia u pajtuan për Aneksin e implementimit të saj, por zbatimi nuk ka ndodhur ende. Neni 3 i kësaj marrëveshjeje thotë: Në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara, palët do ta zgjidhin çdo mosmarrëveshje ndërmjet tyre vetëm në mënyrë paqësore dhe do të përmbahen nga kërcënimi apo përdorimi i forcës.
Kosova ka fajësuar Serbinë se qëndron prapa sulmit të Banjskës, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në të.
