Ekonomi

Rritja e TVSH-së nga 5 në 10%, qytetarët ankohen për rritjen e çmimeve

07.10.2023 15:47

Dita e dytë që pas rritjes së TVSH-së nga ana e Qeverisë për 5 për qind për disa produkte ushqimore...

Dita e dytë që pas rritjes së TVSH-së nga ana e Qeverisë për 5 për qind për disa produkte ushqimore, qytetarët shprehen të revoltuar me këtë vendim, dhe thonë se këto çmime janë shumë të larta për standartin jetësor këtu. Edhe pse ka disa produkte me çmime të ulta dhe të garantuara, qytetarët pohojnë se më shumë po ndjehen produktet tek të cilat ka rritje të çmimeve. 
 
“Çdo ditë po na gënjejnë, disa herë i kanë rritë çmimet, pastaj një kohë i ulën, e tash kanë filluar prap t’i rrisin, kjo është mizori. Funksionerët në Qeveri për vete i rritën pagat për 78 për qind, ndërsa pensionet vetëm për 5 për qind.”, u shpreh një qytetar.
 
“Kishte edhe çmime të shtrenjta edhe të lira, por më shumë po ndjehen produktet me çmime të rritura.”, tha një qytetar.
 
“Çmimet janë shumë të larta për standartin tonë.”, u shpreh një qytetare.
 
Kovaçevski: Sërish kemi TVSH-në më të ulët 
 
Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski tha se Qeveria po e mbronë standartin e qytetarëve dhe se RMV ka tatimin e vlerës së shtuar më të ultin në rajon, por edhe me vendet e BE-së. Sipas tij edhe shkalla e TVSH-së prej 10 për qind, është e pranueshme, sepse është më e ulët se ajo e përgjithshmja prej 18 për qindve. 
 
“Kjo reformë tatimore ka qenë e harmonizuar me partnerët tanë multirateral-financiar, me Fondin Monetar Ndërkombëtarë, Bankën Botërore, dhe kanë qenë të pranueshme për të gjithë, dhe kjo po vije sidomos tani në një kohë krize dhe të rejtingut kreditues të vendit tonë.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
 
Qeveria fillimisht kishte paralajmëruar se do të rriten tatimet për produktet luksoze, por qytetarët thonë se po bëhet fjalë për produkte elementare. Ndërsa sipas liderit të VMRO-DPMNE-së Qeveria këtë e bënë sepse po mungojnë mjete në buxhetin e vendit.
 
FITIM KRYEZIU