Clinton, e mbron përdorimin e e-mailit privat

11.03.2015 13:03

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, e ka mbrojtur të drejtën e saj për të përdorur e-mailin privat derisa i ka shërbyer në krye diplomacisë amerikane...

Duke folur në OKB, më 10 mars, Clinton ka thënë se ajo nuk ka dërguar materiale sekrete përmes postës elektronike nga llogaria e saj private.

Në deklarimin e saj të parë publik për këtë çështje, Clinton e ka pranuar se ajo do të mund ta përdorte postën elektronike zyrtare si sekretare e shtetit, por ka insistuar se nuk ka bërë asgjë gabim. Ajo ka thënë se ia ka dorëzuar Departamentit të Shtetit të gjitha e-mailet që kanë të bëjnë me punën e saj, me qëllim që ato e-maile të arkivohen.

Clinton, ka shërbyer si kryediplomate amerikane gjatë tërë mandatit të parë të presidenti,t Barack Obama, dhe tani konsiderohet si kandidatja kryesore për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.