Botë

Bota reagon me shqetësim për sulmet ndaj Izraelit, Erdogan: Palët të përmbahen!

07.10.2023 18:54

Bota reagon me shqetësim për shpërthimin e rrezikshëm të dhunës mes Izraelit dhe militantëve palestinez....

Bota reagon me shqetësim për shpërthimin e rrezikshëm të dhunës mes Izraelit dhe militantëve palestinez.

SHBA dënoi ashpër ato që i quajti sulme të paprovokuara nga terroristët e Hamasit dhe theksoi se qëndron e palëkundur krah Tel Avivit.
 
OKB tha se sulmet e rënda, shënonin një përshkallëzim të rrezikshëm të situatës dhe u bëri thirrje palëve të bëjnë një hap prapa.
 
Me terma të ashpër i dënuan zhvillimet edhe Franca dhe Gjermania ndërsa presidentja e komisionit Europian, Ursula von der Leyen i përshkroi sulmet si akt terrorizmi.
 
Kurse, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan u bëri thirrje izraelitëve dhe palestinezëve të tregohem të përmbajtur duke shmangur akte të mëtejshme provokuese.
 
“Si Turqi, duke parë ato që ndodhën në Izrael këtë mëngjes, u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen dhe të qëndrojnë larg nga lëvizjet impulsive që mund ta shtojnë tensionin edhe më tej,” deklaroi lideri turk.
 
Sulmet u dënuan ashpër edhe nga krerët e qeverisë dhe liderët politikë në Shqipëri. 
 
Irani sakaq, shprehu mbështetjen për sulmet palestineze dhe tha se qëndronte krah luftëtarëve të këtij vendi deri në çlirimin e Palestinës dhe Jerusalemit.