Shkolla “Njegosh”, Komuna hesht, nxënësit nuk vijojnë mësimin

08.10.2023 12:46

"Problemi i nxënësve shqiptarë në "Njegosh"....

"Problemi i nxënësve shqiptarë në "Njegosh" të cilëve u pamundësohet të mësojnë në gjuhën amtare ,e drejtë e garantuar me Kushtetutë ,po kalon në muajin e dytë.Ekipi ynë tentoi të bisedojë me me autoritetet lokale ,më konkretisht me kryetarin e Komunës për të na shpejguar nëse ka biseduar me prindërit e nxënësve maqedonas të cilët protestojnë dhe janë kundër hapjes së paralelës në gjuhën shqipe, nëse kanë ndonjë plan apo zgjidhje të këtij problemi."

Kryetari i Komunës, Boban Stefkovski edhe përskaj disa tentimeve nuk e pa të arsyeshmë t’u përgjigjet pyetjeve tona.

Kujtojmë se qëndrimin i mëparshëm i tyre është se nuk ka vend për paralele shtesë dhe se zgjidhjen e problemit e sheh në ndërtimin e një shkolle të re në Idrizovë dhe përkohësisht organizimin e transportit falas për në shkollën fillore të fshatit “Ognjancë” të komunës Petrovec. Procesin edukativo arsimore aktualisht nuk po e ndjekin 13 nxënësit shqiptar të Idrizovës shkak se në shkollën fillore “Njegosh” të Komunës Gazi Babë nuk realizohet mësimi shqip nga klasa e gjashtë deri atë të nëntë.

Shkolla “Njegosh”, Komisioni për antidiskriminim, s’ka vepruar

Edhe pse Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi ndër të tjera parasheh zbatueshmëri edhe nga ana, organeve të njësive të vetëqeverisjes lokale ku bën pjesë arsimi, shkenca dhe sporti dhe këto dispozita ligjore janë në harmonizim me direktivat e BE-së.

Neni 5:

"Diskriminimi është çdo dallim, përjashtim, kufizim ose dispozitë a një preferencë e bazuar në baza diskriminuese, me veprim ose mosveprim, që kanë si objekt ose efekt parandalimin, kufizimin, njohjen, gëzimin ose realizimin e të drejtave dhe lirive të një personi ose grupi të caktuar në baza të barabarta me të tjerët."

Në tentim për ta kuptuar se nëse Komisioni për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi ka verpaur mbi rastin e nxënësve shqiptarë në "Njegosh"për të kuptuar se nëse ata janë të diskriminuar sa u përket nxënësve maqedonas të cilët po ndjekin mësimin në gjuhën amtare, kuptuam se Komisioni nuk ka njohuri të mjaftueshme mbi rastin dhe nuk kanë ndonjë iniciativë apo pranuar nga jasht për të vepruar apo sqaruar këto dilema.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri tha se rasti i Idrizovës ka ditët e numëruara dhe nuk do të tolerojë asnjë lloj përfitimi politik në kurriz të fëmijëve. Shaqiri nuk përjashtoi mundësinë për marrjen e kompetencave në rast se Komuna nuk i përmbush obligimet të cilat dalin nga ligji.

Ministria është e gatshme  të mbështes financimin e hapësirave të nevojshme. (Ersan Pajaziti, TVM2)