Veriu i Kosovës, Qehaja: Situata e brishtë, indicie të përsëritet sulmi

08.10.2023 14:17

Situata në Veri të Kosovës stabile por e brishtë....

Situata në Veri të Kosovës stabile por e brishtë, me tendencë për ripërsëritje të ngjarjeve të 24 shtatorit, deklaron ambasadori i Republikës së Kosovës, Florian Qehaja, në një intervistë për TVM2.

Sipas Qehajës, policia e Kosovës është në gjendje gadishmërie pasi indikacionet flasin se veprimet terroriste palnifikohen të jenë më të zgjeruara duke ndikuar politiksht mbarë rajonin, thotë Qehaja.

“Situata vazhdon të jetë stabile për momentin, e qetë, por e brishtë për arsye se mund të ketë edhe lëvizje të ngjashme në një të ardhme të afërt, të karakterit të ngjashëm, nëse jo të karakterit më të madh. Ne jemi vigjilent dhe në aspektin diplomatik jemi që ti alarmojmë qendrat botërore lidhur me këtë veprim të paprecedent në raport me vizionin që pretendojmë ta kemi: integrime euroatlantike. Ne falënderojmë aleatët tanë SHBA-të dhe vendet kyçe të BE-së të cilat vijojnë të ndërveprojnë dhe komunikojnë me autoritetet tona në funksion të eliminimit të çdo tentative të rradhës, e cila do të ishte shum e rrezikshme, jo vetëm me imlikimin në Kosovë, por së paku me implikime politike për gjith rajonin.” – tha Ambasadori i Kosovës në RMV, Florian Qehaja.

Qehaja: BE të sanksionojë Serbinë

Autoritetet e Kosovës presin nga Bashkimi Europian që të ndëshkojnë Serbinë pas shqyrtimit të provave të kërkuara të cilat pas vete fshehin përfshirje të presidentit serb Aleksandar Vuçiq në aktin terrorist.

Ambasadori Qehaja thotë separalelisht duhet të hiqen masat ndaj Kosovës.

“Ne po mundohemi me dëshmitë që kemi që ti furnizojmë akterët kyç lidhur me implikimin direkt të Vuçiçit, regjimit të tij dhe Serbisë. Është pa asnjë dyshim që shteti serb qëndron prapa kësaj, sepse evidenca jonë e cila është e dukshme, e prekshme, është tepër bindëse, tregon që komplet grupi terrorist nuk ka pas mundësi të veprojë, ndërveprojë dhe të jetë aktiv pa dijeninë e shtetit serb dhe fakti që ata stërvitjet që i kanë bë në Rashkë, në Kopallnik, ata kanë bë stërvitje në Pashonanski Livade që është qendra stërvitore, ushtarake më e madhe në Serbi, ekuivalent me Krivollakun në Maqedoni, tregon që shteti Serb ka qenë drejtpërdrejtë i involvuar në këtë.”  - u shpreh Qehaja.        

Qehaja: Ekstradimi i Radojçiq kusht për dialog  

Për arritjen e drejtësisë Prishtina zyrtare këmbëngul në ekstradimin e krysuesit të grupit kriminel Milan Radojçiq njëherësh nënkryetar i Listës Serbe.

Ambasadori Qehaja thotë se gjykimi duhet të bëhet në Kosovë dhe mund të vehet si kush për dialogun Kosovë-Serbi.

“Vepra terroriste është kryer në territorin e Kosovës dhe autoriteti gjyqësor për këto veprimtari i takon autoriteteve të Kosovës dhe nuk mund të gjykohet në Serbi. Ne jemi në procedurë që të lëshohet fletëarresti ndërkombëtarë për kryekriminelin Radojçiq, por në të njëjtën kohë do të insistojmë në kanale diplomatike që kjo të jetë një ndër kushtet edhe për dialog, por edhe raport midis BE-së dhe Serbisë që ai të ekstradohet sepse që të vijë drejtësia në vend, ky person duhet ti përgjigjet autoriteteve të Kosovës, sepse këta përveç që vranë një rreshter të policisë së Kosovës, këta rrezikuan një konflikt me përmasa të gjëra.” – deklaroi Qehaja.

Policia e Kosovës në orët e hershme të 24 shatatorit u sulmua nga një grup i maskuar dhe i armatosur në manastirin e Banjskës të banuar me shumicë serbe. Autoritetet tentuan të largojnë barrikadat ndërsa si pasojë e përleshjeve u vra polici, Afrim Bunjaku dhe u plagosun dy të tjerë, ndërkaq u vranë katër sulmues. (Meral Ismaili, TVM2)