Nisma “Ballkani i Hapur”, Bilalli: Do të shkrihet në Procesin e Berlinit

08.10.2023 13:25

Nisma “Ballkani i Hapur”....

Nisma  “Ballkani i Hapur” fillimin e  kishte të padefiniuar mire dhe me sa duket ky fat vazhdon ta përcjell sidomos tani pas sulmit terrorist në Veri të Kosovës, ku vazhdohet me gërvishtjen e plagëve që  akoma gjakosin,  vlerson profesori  i të drejtës ndërkombëtare, Mersel Billlali.

Sipas tij për momenetin kjo nismë është  një lloj “pezullimi” i pa shpallur ende dhe së shpjeti Ballkani I Hapur do të shkrihet në procesin e Berilinit.

“Ballkani i Hapur tash momentalisht është në një far pezullimi të pashpallur për momentin. Tani mund të themi se “Ballkani i Hapur” shkrihet në prcesin e Berlinit. Tash pritet që procesi I Berlinit të shëndrohet në një tren I shpejt dhe mendohet se në këtë aspekt shtetet bashkarisht  do të mund të përfitojnë sa I përket dinamikës së integrimit në Bashkimin Europian. Ne bisedojm për një çështje e cila asnjëherë nuk do të dëshmohet sepse  edhe lojtarët kryesorë politik nuk dëshirojn që ajo të dëshmohet sepse ajo mund të bëjë shumë më shumë dëm se sa dobi. Prandaj duan ose jo do të shkrihet në së shpejti, vetëm disa muaj na ndajn nga procesi i Berlinit” – tha Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare, Mersel Bilalli.

Nisma Ballkani i Hapur, e cila fillimisht është quajtur Mini Schengen, u ndërmor në 10 tetor 2019, në Novi Sad, dhe u nënshkrua nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ,presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministri i atëhershëm i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Open Balkan është refuzuar nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina.

Në kuadër të saj janë arritur disa marrëveshje, si për bashkëpunim ekonomik dhe lëvizje të lirë.

Edhe kryeministri Rama është shprehur  në media se Ballkani i Hapur “e ka përmbyllur misionin e tij” dhe se idetë e kësaj iniciative do të vazhdojnë në Procesin e Berlinit. Ndërsa Bashkimi Europian ka qenë vazhdimisht e paqartë rreth kësaj nisme, pasi  në parim, mbështetin çdo nismë që ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit rajonal. (Sanije Duraku, TVM2)