Sfida me lojërat e fatit, Lëviza Anti-bixhoz kërkon miratimin e ligjit
Ligji për lojrat e fatit sa më parë duhet votuar...

Ligji për lojrat e fatit sa më parë duhet votuar dhe përkrahur nga çdo deputeti i Kuvendit, edhe pse ai nuk i plotëson kërkesat e Levizjes Anti Bixhoz, thotë Jushi Emurllahut nga LAB.
Sipas tij duhet filluar nga diku dhe kjo është koha që të largohen bastoret dhe kazinot 500 metra nga shkollat, xhamitë dhe institucionet tjera. Prezenca e kazinove në afërsi të institucioneve arsimore ka bërë që një numër i madh i adoleshentëve të luajnë bixhoz, konsideron Lëvizja Anti-bixhoz.
“Ne ju bëjmë thirrje të gjithë deputetve pavarsisht nga cila parti janë,të përkrahin këtë ligjë jo se i plotëson kërkesat e LAB, por ka ardhur koha që të fillohet nga diku,dhe diku është kjo 500 metea që duhet votuar,në parlamentin e Maqedonisë së veriut, dhe ju bëjmë dhirrje deputetve ta votojn e mos e pengojnë, në veçanti VMRO-së mos e shfrytëzon këtë gjende kaotike për politik ditore që mundohet ta pengonë këtë ligjë. Ne disa herë kemi ngritur shqetësimim si LAB dhe në qoftë se fëmijtë nuk rrezikohen nga kjo pse,atëher valla para cdo shkolle fillore dhe të mesme janë hapur gjitha këto kazino dhe bastore, prandaj ne kërkojm me çdo kusht që të eliminohen nga syt e fëmijve dhe ne kërkojm nga shkollat të mësohen e jo të luajn lojrat e fatit dhe bixhozit” – tha Jushi Emurllahu Lab.
Psikologët: Assesi, kazino afër shkollave
Psikologu Lulzim Murtezani, thotë se kazinot dhe lojrat e fatit duhet të jenë larg shkollave dhe institucioneve edukativo-arsimore, sipas tij komunat por edhe institucionet e tjera nuk duhet lejuar që kazinot dhe bastoret të hapen para shkollave, pasi rreziku për t’u infektuar fëmijtë është i lartë.
“Fëmijët si edukohen gjithmonë e kam cekur se varet nga infrastruktura e qytetit, sa është e urbanizuar. Një fëmijë kur të del nga shtëpia do të ketë shkollë,një objekt kulture apo fushë sporti,apo do të ketë një kazino kjo është shumë me rëndësi, kureshtja e fëmijve mund t’i bëjë ato thjeshtë të hipnotizohen nga to dhe ai është shkaku kryesorë që me fjalë të tjera do të thotë se kazinot dhe lojrat e fatit, objektet e lojrave të fatit assesi nuk duhet lejuar të jenë në afërsi të shkollave institucioneve të edukimit sidomos të rrinjëve dhe fëmijve. Në as një logjike të shëndosh nuk rekomndohet se këto objekte të gravitojnë pranë shkollave, pasi pastaj do të kemi shumë telashe shumë pasoja që pastaj vështirë se mund të prevenohen. Zakonisht kazinot dhe lojërat e fatit duhet të ndërtohen jashtë qasjes së fëmijve dhe të rrinjëve sa me largë në hapsirë gjeografike e ajrore” – deklaroi psikologu Lulzim Murtezani.
Me ligjin e ri që pritet të votohet në Kuvend vihet në dukje nevoja e forcimit të rregullave të nevojshme për dhënien e licencave, si dhe saktësimi se një shoqëri tregtare me një licencë organizon vetëm një lloj loje fati, dhe të njejtat duhet të jenë 500 metra largë shkollave, objekteve të kulti dhe objektve kulturore. (Visar Sadiki, TVM2)
