Viti akademik 2023-2024, Bexheti: UEJL ka tejkaluar pritshmëritë

08.10.2023 15:31

Universiteti i Evropës Juglindore ka filluar vitin akademik....

Universiteti i Evropës Juglindore ka filluar vitin akademik me shumë programe të reja studimore. UEJL vitin akademik tani e tre vite e fillon dy javë para fillimit akademik në Universitet tjera të vendit.

Akademiku dhe njëherit rektor i UEJL-ës, Abdulmenaf Bexheti, për TVM2 tha se numri i studentëve në këtë universitet i ka kaluar pritshmërin e tyre, pasi sipas Bexhetit UEJL- ofron programe në bazë edhe të tregut dhe nevojës së punës.

“Në ciklin e parë kemi një rritje të bute të vogël por shënohet një rritje, në ciklin e dytë kemi rritje goxha të madhe dhe këtu ka të bëjë edhe për shume arsye të tjera dhe nevojës se tregut të punës. Cikli i tret tek ne është më një komkurenc jashtë mase të madhe ku aplikojnë tre deri katër kandidat për një vend pune, ku në total prej tre cikleve kemi diku rrethë 1075 aplikant ndërsa kemi pritur të jemi diku 1030-40 jemi diku, kemi diku 3-4% nga ajo që kemi projektuar, dhe kjo është si rezultat i ofertave të reja akademike që japim si universitet. Sivejt kemi një program të ri krejtësisht në Politeknik, ku ay ngërthen në vetë të tre vjecarit politeknik, shkathtësit e shkencave teknike pikërisht ata që tregu i punës e insiston shumë, pastaj kemi programin e ri të Psikologjisë sociale, kemi edhe programe tjera që kanë të bëjnë me specifika të ashtuquajtura të arkitekturës dhe dizajnit posacërisht dizanjo digjitla dhe interier.” – u shpreh Rektori i UEJL-së, Abdylmenaf Bexheti.

Bexheti: Qeveria na ka dyfishuar buxhetin

Akademiku Bexheti tha se bashkëpunimet me Universitet publike janë korrekte, ndërsa theksoi se vitet e fundit është rritur për dy fishë buxheti nga Qeveria e vendit.

“Shteti apo qeveria e ka njohur cilësinë e UEJL-ës, e ka njohur ndikimin ekonomik dhe shoqëror të ketij institucioni dhe ne tani kemi në krahasim prej  pesë vitesh dyfishim të buxhetit. Buxheti i dikurshëm që ka qenë 500 mijë euro tani ka vajtur në një milion euro dhe kjo është një ndihmesë e madhe për ne, pasi këto shpërndahen krejt tek studentët. Të ardhurat që i marrim nga Qeveria aludohen për bursa studentor, këtë vit numri i studentëve që kanë bursa ka shkuar mbi katër qindë. Ne jemi shumë të kënaqur me Universitet publike, posacërisht me Universitetin e Tetovës, për ato programe ku kemi nevojë reciproke” – deklaroi Bexheti.

Në UEJL, këtë vit akademik 2023/24, do të pëfudnojë studimet gjenerata e 20-të e studentëve. (Visar Sadiki, TVM2)