Pr.ligji për amnisti, Spasovski: Nuk është zgjidhja e duhur

08.10.2023 16:45

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski....

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, vazhdon të mbetët kundër Ligjit për amnisti, edhe pse i njëjti është i propozuar nga maxhoranca të cilës i takon edhe ai vetë. Ligji për Amnesti është i propozuar nga Ministria e Drejtësisë i udhëhequr nga Krenar Lloga, kuadër i Aleancës për Shqiptarët, dhe njëherit partner i koalicionit të LSDM-së, që i përket vetë Spasovski.

Ky ligj u përkrah fuqishëm edhe nga Kryeministri Dimitar Kovaçevski, dhe kishte për qëllim lehtësimin në funksionimin e burxheve të cilat sipas raporteve të fundit edhe nga Institucionet vendore, por edhe ato ndërkombëtare vërehet një mbi popullim në burxhet e vendit, por edhe kushtet janë largë kritereve të parapara.

“Nëse qëllimi është në mënyrë funksionale të lehtësohet institucionet korrektuese ndëshkuese, ajo nuk do të ndodhë, sepse sipas raportit të Agjencionit për zbatimin e sanksioneve nga ky ligj do të lirohen vetëm 260 persona, dhe 400 të tjerë të cilët do të përfitojnë zvogëlim të dënimit. Ne do të duhet të kemi vëmendje në qasjen strategjike të zbatimit të sanksioneve. Pra qasjen strategjike d.m.th që të ndërtohen kapacitete plotësuese tek burgjet, qasjen strategjike d.m.th, të vendosen në funksion menakizma me të cilat një pjesë e madhe e personave të kenë mundësi që burgun ta mbajnë edhe në shtëpit e tyre. Ne kishim në ligj të tillë për amnesti, dhe për një kohë të shkurtë apo rreth 3 muaj, të njëjtit persona të cilët u liruan, prap u kthyen në burgje si përsëritës të veprës si vjedhje, prishje e rendit publik” – tha Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Ministria e Drejtësisë, si propozuese, e  këtij pr/ligji në arsyetimin e saj thotë se qëllimi është që të mundësohet risocializimi i kryerësve të veprave penale dhe lehtësimi i institucioneve ndëshkuese korrektuese, duke pasur parasysh  faktin se situata atje gjatë periudhës së kaluar është alarmante, e kjo ishte potencuar në raportet e shumta ndërkombëtare, si dhe nga Komiteti kundër torturës në kuadër të Këshillit të Evropës”. (Fitim Kryeziu, TVM2)