Trafikonte 30 emigrantë, arrestohet I.S. nga Demir Kapija

08.10.2023 17:53

Ministri e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski....

Ministri e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 20:00 është arrestuar njëzet e tre vjeçari me inicialet (I.S) banorë i fshatit Koreshnicë të Komunës së Demir Kapisë, pasi është kapur duke transportuar 30 emigrantë me një furgon, të cilin e drejtonte personi në fjalë.

Sipas raportit policor thuhet se ndalimin e furgonit e kanë kryer policia kufitare nga stacioni "Mihajllovë" dhe "Bogorodicë" në magjistralen Gjevgjeli - Demir Kapi.

“Më datë 07.10.2023 rreth orës 20:00, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Mihajllovë kanë ndaluar personin me iniciale I.S. (23) nga fshati Koreshnicë, i cili me një furgon Renault me targa të Kavadarit po transportonte 30 emigrantë. Shoferi ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por është ndaluar nga efektivët e policisë. Prokurori publik nga Prokuroria Publike ka njoftuar se kundër personit I.S (23) do të lëshohet kallëzim penal”, thuhet në raportin ditor të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Spasovski: Luftojmë kontrabandimin e migrantëve

Ministri i Punëve të Brendshme thotë se institucionet po luftojnë migrimin ilegal dhe kontrabandimin e migrantëve dhe se rezultatet janë të mira.

“Vetëm gjatë këtyre muajve nga fillimi i vitit kemi për 50 për qind kemi ulje të tentativave për kalim ilegal të kufive, por poashtu kemi edhe rritje të zbardhjeve të rasteve në tentim për transportin illegal të emigrantëve. Deri më tani kemi diku rreth 68 raste për trafikim illegal të emigrantëve të cilat janë zbardhur, dhe në të cilën kanë qenë të trafikuar diku rreth 700 emigrant, dhe kjo është një efikasitet i lartë, dhe pikërishtë për këto të dhëna RMV nuk është më destinacion atraktiv për rrutën e tyre drejt vendeve të BE-së, dhe këto emigrant si destinacione të tyre tani shohin Bullgarinë, Serbinë, apo kah Shqipërija” – deklaroi Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Sipas MPB marrëveshja me FRONTEX në drejtim të bashkëpunimit ndër-shtetëror i cili filloi në muajin prill, po jep rezultate të kënatshme. (Fitim Kryeziu, TVM2)