Situata në Izrael, MPJ me shtab për krizë për shtetasit tanë atje
Ambasada e RMV-së në Tel Aviv....

Ambasada e RMV-së në Tel Aviv si dhe telefonatat e bëra në telefonin SOS në MPJ në Shkup, raportojnë se numri i qytetarëve të gjetur në dhe rreth zonave të kërcënuara në Izrael është vazhdimisht në rritje dhe për ata po merren masa për evakuimin dhe sigurimin e tyre, njoftojnë nga Ministria e jashtme.
Ndërkaq, minisitri i Jashtëm, Bujar Osmani me procedurë urgjente ka formuar Shtabin e Krizës në kuadër të Ministrisë, që do të ketë për detyrë monitorimin, koordinimin dhe sistemimin e të gjitha procedurave që kanë të bëjnë me qytetarët tanë që ndodhen në dhe rreth zonave të kërcënuara, dhe të cilët do të kenë nevojë për ndihmë ose asistencë për evakuimin e tyre të sigurt.
“Ambasada është në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë shtetasit e regjistruar të vendit tonë, dhe po merren masat përgatitore për ndihmën e mundshme për evakuimin e sigurt të tyre...Përveç aktiviteteve të ambasadës në Izrael, sot në mëngjes është dërguar një udhëzim urgjent për rrjetin diplomatik të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vendet përreth, për përgatitjen e tyre të veçantë për aktivitetet e mundshme dhe gatishmërinë e tyre 24 orëshe si për qendrën në Shkup ashtu edhe për komunikimin e mundshëm me qytetarët. Rrjeti diplomatik, sipas MPJ-së është në kontakt edhe me kolegë nga misionet diplomatike të vendeve mike, të cilët po përgatiten gjithashtu për ndihmë të organizuar për qytetarët e bllokuar në dhe rreth zonave të kërcënuara" - thuhet në komunikatën e MPJ-së.
Ministri i Osmani i ka shprehur ngushëllime për viktimat dhe pasojat kolegut të tij izraelit Eli Koen, gjersa ka dënuar ashpër sulmet ndaj Izraelit dhe ka konfirmuar qëndrimin e Ministrisë për lirimin e menjëhershëm të civilëve të mbajtur penga nga Hamasi.
Një ditë pas konfliktit Hamas-Izrael, situata përkeqësohet, të vrarë dhe të plagosur
Ndërkohë, luftimet e ashpra midis Hamasit dhe izraelitëve vazhdojnë në disa zona në pjesën jugore.
Zyrtarë nga Palestina dhe Izraeli raportojnë për qindra të vdekur dhe mijëra të plagusur nga të dy vendet si dhe një numër qytetarësh të kapur peng nga të dyja palët.
“Forcat në terren po vrasin qindra terrorist. Bo bëjnë luftë heroike për shpëtimin e të marrëve peng. Detyra jonë është që t'i evakuojmë të gjithë qytetarët e Ripit.” – u shpreh Daniell Hagari, general Brigade.
Kryeministri izraelit Netanjahu është zotuar se Izraeli do të përgjigjet me hakmarrje të fuqishme. Ndërkaq vazhdojnë thirrjet e ndërkombëtarëve për ndërprerje të luftimeve. SHBA-ja me aletatë kanë premtuar përkrahje për Izraelin, ndërkaq perëndimi në frikë për shtrirrjen e konfliktit. (Nermin Mulaki, TVM2)
