Ambasada shqiptare në Izrael, Kumbe: Ndihmë për shqiptarët e RMV-së dhe Kosovës

08.10.2023 18:56

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe....

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, thotë se është në kontakt me shqiptarët që duan të largohen nga Izraeli. Fton shtetasit nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut që jetojnë ose veprojnë në Izrael që ta kontaktojnë.

“Me porosi të Ministrit ka vëmendje maksimale për shtetasit tanë, për punonjësit dhe familjarët e ambasadës si edhe për shtetasit nga Kosova, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut. Janë orë të vështira për ne këtu në Izrael por në emër të Qeverisë shqiptare garantoj shtetasit shqiptarë dhe familjet e tyre, që nën drejtimin e Ministrisë tonë të Jashtme dhe autoriteteve izraelite po ndiqen të gjitha procedurat për sigurinë e tyre, gjatë qëndrimit dhe largimit drejt Shqipërisë”- ka deklaruar ambasadorja Kumbe.