Zgjedhjet lokale në Greqi

08.10.2023 17:15

Greqia voton për të zgjedhur përfaqësuesit e pushtetit lokal....

Greqia voton për të zgjedhur përfaqësuesit e pushtetit lokal. Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 në 22 mijë Qendra Votimi dhe pritet të përfundojë në orën 19.

9.7 milion grekë kanë të drejtë zgjedhjeje ku garojnë 1222 formacione lokale që pretendojnë këshillat e 332 bashkive të vendit fqi, ndërsa 78 të tjera luftojnë për 13 qarqet e Greqisë, 12 prej të cilave mbahen nga konservatorët në fuqi, të cilët shpresojnë të fitojnë edhe qarkun e Kretës.

Fituesit marrin mandatin e tyre 5 vjeçar në 1 janar 2024. Të drejtë vote kanë të gjithë qytetarët që kanë mbushur moshën 17 vjeç dhe janë të regjistruar në listën zgjedhore të bashkisë.

Edhe kësaj here nuk mungojnë në listat e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë apo qarku shtetasit shqiptarët që kanë të drejtë vote në Greqi.

Kutitë hapen në orën shtatë të mëngjesit dhe mbyllen pas 12 orësh, ndërsa rreth orës 9 të mbrëmjes ora lokale do të fillojnë të dalin rezultatet e para.