Tërmeti në Afganistan, rritet numri i viktimave

08.10.2023 16:15

Rritet numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues në Afganistan.....

Rritet numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues në Afganistan, duke e çuar numrin e personave të pajetë në 2053.

Një anëtar i Qeverisë së udhëhequr nga talibanët ka përditësuar shifrat sa i përket viktimave, duke thënë se tani numri ka arritur në 2.000.

Mullah Janan Saijek, zëdhënës në Ministrinë e Fatkeqësive, tha për agjencinë Reuters se 2.053 persona kanë vdekur, 9.240 janë lënduar dhe 1.329 shtëpi janë dëmtuar apo shkatërruar.

Epiqendra e tërmetit të parë ishte rreth 40 kilometra në veriperëndim të Heratit, qytet me afër 700.000 banorë. Tërmeti i parë u pasua edhe me tre pasgoditje të fuqishme.