New Orleans Pelicans arrin fitoren e 3 radhazi
Francezi Alexis Ajinca realizoi 17 pikë ndërsa Anthony Davis shtoi 15 të tjera në suksesin e 3-tretë radhazi të New Orleans Pelicans në Nba...

Skuadra nga Louisiana tregoi gjithë forcën e saj përballë Brooklyn Nets duke i mposhtur këta të fundit brenda në New York me rezultatin e thellë 111-91. Kjo ishte humbja e 4-të radhazi për Brooklyn dhe e 37-ta sezonale. Nga ana tjetër vijon ecuria pozitive e Pelicans me New Orelenas që pas kësaj fitoreje afrohet edhe më shumë me vendin e 8-të të konferencës së Perëndimit që mbahet nga Oklahoma City Thunder.
Në ndeshjet e tjera të Nba spikat fitorja e Cleveland Cavliers ndaj Dallas Mavericks 127-94. Lebron James me 27 pikë 8 asiste dhe 7 rebound ishte ai që udhëhoqi skuadrën nga Ohio drejt këtij suksesi shumë të rëndësishëm. Kyle Lowry zhvilloi një nga ndeshjet e tij më të mira gjatë këtij sezoni teksa realizoi 32 pikë dhe 5 asiste por as paraqitja fantastike e yllit të saj nuk i mjaftoi Torontos për të mposhtur San Antonion.
