Ukrainë, Rusia sulmon Hersonin

08.10.2023 18:09

Dhjetëra persona janë plagosur....

Dhjetëra persona janë plagosur pas një sulmi rus në rajonin jugor ukrainas të Hersonit. Guvernatori rajonal ka thënë se në mesin e të plagosurve është një grua 27-vjeçare dhe foshnja e saj nëntëmuajshe.

“Rajoni i Hersonit përjetoi edhe një natë të tmerrshme”, shkroi në Telegram guvernatori Oleksandr Prokudin.

Ndërkaq, hetuesit lokalë dhe të Kombeve të Bashkuara po kryejnë hetime për sulmin me raketa të kryer nga Rusia në fshatin Hroza të Harkivit, ku u vranë mbi 50 persona.

Hetuesit kanë dhënë një vlerësim preliminar në të cilin thuhet se pothuajse të gjithë të vrarët ishin civilë.

Moska mohon se gjatë pushtimit të Ukrainës shënjestron caqet civile.