FNT “SkupiFestival”, “I BËRË NË COPA” NGA TRUPA FRANCEZE

08.10.2023 20:31

Në kuadër të "SkupiFestival" mbrëmënë skenë të Teatrit Shqiptar...

Në kuadër të "SkupiFestival" mbrëmënë skenë të Teatrit Shqiptar u ngjit kompania teatrore Teatri “La Belle Meuniere” nga Franca me shfaqen “I BËRË NË COPA”.

Shfaqja u ndoq edhe nga ambasadori I Francës, Siril Bomgartner, i cili tha se prezantimi i trupës franceze ndër të tjera jep mesazhin se të gjithë jemi përgjegjës për mbrojtjen e civilizimit.

Sipas tij kjo shfaqe përsëri po vendos traditën e bashkpunimit mes Institutit francez në Shkup dhe SkupiFestivalit.

“Mendoj që shfaqja ishte shumë origjinale, ku në një pjesë të vetë shfaqes shohim dy aktorë të cilët do të thejnë një mobilje dhe në pjesën e dytë, nga fundi i shfaqes shohim që ata sërish përpiqen ta rikthejnë si në fillim. Madje, edhe publiku u ftua në skenë që të merr pjesë në rikonstruim. Këtu e kemi mesazhinqë ne të gjithë jemi përgjegjës për të ruajtur civilizimin tonë” – tha Ambasadori i Franvës në RMV, Siril Bomgartner.

Ndërkaq, ambasadori i Çekisë, Jarosllav Ludva, vlerëson se festivalet me karakter ndërkombëtar përballin trupa teatrore nga vende të ndryshme dhe sjellin para publikut krijimtari me specifika të ndryshme..

“Më pëlqeu shumë, është shumë modern, shumë interesante dhe festivali është një gjë shumë e mirë sepse është nga vende të tjera mund të shikosh si është teatri në vendet e tërë Ballkanit edhe në Francë dhe më pëlqeu shumë” – tha ambasadori i Çekisë në RMV, Jaroslav Ludva.

Autor regjisor dhe aktorë të shfaqes ishin  Margarit Bordat, Rafael Kotin dhe Pier Munier të cilët shprehen se janë shumë të lumtur që marin pjesë në këtë festival dhe se ngrohtësia e njerëzve por edhe e publikut i ka pëlqyer shumë.

“E ndjeva sonte edhe publikun të inkuadruar në shfaqe, i ndjeva ata mjaft të vëmendshëm dhe vigjilent” – deklaroi Rafael Kotin, autor regjisor dhe aktorë.

Festivali dhe teatri është i hapur me performance e rradhës nga vorkshopi “Shtrëngatë dhe Zhbirim” nga regjisorja Tea Begovska. (Ardita Ramadani, TVM2)