Këshilli i Sigurimit i OKB-së me seancë urgjente, SHBA: Të dënohen sulmet terroriste të Hamasit
Këshilli i Sigurimit i OKB-së...

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbajti një seancë urgjente me dyer të mbyllura të dielën për shkak të përshkallëzimit të konfliktit izraelito-palestinez.
Siç raporton AP, nuk janë marrë masa të menjëhershme dhe Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga të 15 vendet anëtare që të dënojnë "sulmet e tmerrshme terroriste të kryera nga Hamasi" në termat më të ashpër të mundshëm.
Zëvendës ambasadori amerikan Robert Wood më vonë konfirmoi se "një numër i madh vendesh" e dënuan sulmin e Hamasit, por jo të gjitha shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Ambasadori i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya, tha për “Associated Press” se gjatë takimit amerikanët u përpoqën të akuzonin Rusinë se nuk e dënoi sulmin, gjë që ai tha se nuk ishte e vërtetë.
“Ne i dënojmë të gjitha sulmet ndaj civilëve, ky ishte komenti im”, tha Nebenzya dhe theksoi se mesazhi i Rusisë është se është e rëndësishme që “të ndërpriten menjëherë luftimet, të shkojmë në një armëpushim dhe në negociata serioze, të cilat janë bllokuar prej dekadash.
Ambasadori i SHBA-ve në OKB, Robert Wood, e bëri të qartë se SHBA-ja është e fokusuar në dënimin e Hamasit dhe shtoi se Hamasi duhet t'i japë fund aktivitetit të tij të dhunshëm terrorist kundër popullit izraelit.
