KB “Katari 2022” pritet të mbahet nga data 18 nëntor deri më 18 dhjetor
FIFA i ka përcaktuar tashmë datat e Botërorit të vitit 2022 që do të zhvillohet në Katar edhe pse ato nuk janë miratuar ende nga Komiteti Ekzekutiv, por diçka e tillë pritet të ndodhë javën e ardhshme...

Kampionati Botëror i vitit 2022 do të jetë i pari që do të zhvillohet në dimër, kjo për shkak të temperaturave shumë të larta që regjistrohen gjatë verës në Katar. Kompeticioni sipas të gjitha gjasave do të nisë në datën 18 nëntor dhe do të përfundojë në 18 dhjetor të vitit 2022.
Ky lloj kalendari prek të gjitha kompeticionet që zhvillohen në nivel klubesh gjatë kësaj periudhe dhe për të bërë të mundur zhvillimin e Kupës së Botës, Katar 2022 të gjitha kampionatet kombëtare do të ndërpriten për një periudhë 2 mujore.
Ekipet që do të marrin pjesë në Botëror do të kenë nevojë për futbollistët e tyre disa javë përpara fillimit të eventit dhe në këtë mënyrë FIFA ka vendosur që grumbullimet e skuadrave përfaqësuese të bëhen në datën 1 nëntor, pra 18 ditë përpara startit të Botërorit.
