Uzuni dhe Granada ia marrin një pikë Barcelonës
Skuadra e Barselonës në ndeshjen me Granadanë e Uzunit...

Skuadra e Barselonës në ndeshjen me Granadanë e Uzunit, ka bërë një hap të gabuar duke mos ia dalë të fitojë. Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e nëntë të La Ligas dhe u mbyll me barazimin 2:2.
Sergi Roberto ka shënuar gol në minutën e 85-të për t’i siguruar një pikë Barcelonës në ndeshjen e vështirë ndaj Granadas.
Bryan Zaragoza shënoi që në minutën e parë për epërsinë 1:0 të Barçës. I njëjti lojtar shënoi për 2:0 në minutën e 29-të. Barça u kthye në lojë në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, kur realizoi Lamine Yamal. Por golin për 2:2 e gjeti vetëm në minutën e 85-të dhe kështu lëshoi pikë të rëndësishme.
Në fakt në minutat shtesë realizoi edhe Joao Felix, por goli u anulua për pozitë jashtë loje. Barça mbetet e treta me 21 pikë.
Granada është e parafundit me gjashtë pikë. Myrto Uzuni luajti deri në minutën e 58-të për Granadan.
