Kiptum me rekord të ri botëror në Maratonën e Çikagos
Kelvin Kiptum është atleti i vitit...

Kelvin Kiptum është atleti i vitit, pasi ia doli të shënojë record të ri botëror në shtegun më të gjatë të atletikës.Maratonomaku nga Kenia ka arritur që të kalojë finishin në Maratonën e Çikagos pas një garë që zgjati 2 orë e 35 sekoda.
Diçka më shumë se 30 sekonda më shpejt nga rekordi që kishte vendosur një vit më parë bashkëkombasi i tij, Kipçoge në Maratonën e Berlinit.
Për 23-vjeçar kjo ishte fitorja e tretë në maratonë.
“Jam shumë i lumtur, por rekordi i botës sot nuk ishte në planet e mia”, tha Kiptum pas garës.
Siç dihet Kipçoge përfundoi një vit më parë Maratonën prestigjoze të Berlinit me kohën 2 orë, 1 minut dhe 09 sekonda.
Dueli mes dy atletëve ka qenë në distancë këtë vit, por në 2024 të gjithë adhuruesit e atletikës do të kenë shansin që të shikojnë Kipçogen dhe Kiptum përballë njëri-tjetrit në disiplinën e maratonës në Olimpiadën “Paris 2024”.
Sa i përket Maratonës të Çigagos sot bëri historinë edhe atletja nga Holanda, Sifan Hasan , e cila rregjistroi kohën e dytë më të shtpejtë për femra në një distancën e 42.195 kilometrave.
Hasan e përshkroi maratonën sot në kohën 2:13:44 ndërsa rekordi për femra u vendos në Maratonën e Berlinit nga Tigst Asefa (2:11.53).
