Yamal shënuesi më i ri i La Ligas

09.10.2023 12:42

Lamine Yamal është bërë golashënuesi më i ri në historinë e La Liga...

Lamine Yamal është bërë golashënuesi më i ri në historinë e La Liga duke shënuar ndaj Granada në barazimin 2-2. Yamal shënoi golin e parë për Barcelonën kur katalanasit ishin në disavantazhin 2-0.

Në moshën 16-vjeçare e 87 ditë, spanjolli regjistron emrin e tij në librin e rekordeve të kampionatit spanjoll. I lindur në vitin 2007, transmeton abcnews, Yamal është një nga taletet më premtues në futbollin europian, madje performanca e tij befasuese ka bërë për vete Xavin, kështu që tekniku spanjoll ka filluar ta aktivizojë në çdo ndeshje të mundshme.