Guardiola: Lajm është që fitoi Arsenali pas 12 humbjesh
Pep Guardiola e ka komentuar humbjen e djeshme....

Pep Guardiola e ka komentuar humbjen e djeshme të Manchester Cityt nga Arsenali. “Gunners” fituan me rezultat 1:0 falë golit të Gabriel Martinellit, duke i dhënë kështu fund dominimit të “Citizens” në vitet e fundit.
Trajneri spanjoll thotë se njerëzit nuk duhet të flasin për humbjen e dytë sezonale të kampionit aktual anglez dhe evropian, por për arritjen e “Topçinjve”.
Për Arsenalin kjo është fitorja e parë në transfertë ( te Manchester City) pas plot pesë vjetësh pritjeje.
“Kjo nuk është lajm (humbja e Cityt). Arsenali duke e mposhtur Man Cityn për herë të parë pas 12 ndeshjesh është lajm”, deklaroi Guradiola.
Arsenali dhe Manchester City do të jenë edhe në këtë sezon dy kandidatët kryesorë për ta fituar titullin e kampionit në Angli.
