Sot nis grumbullimi i Kosovës

09.10.2023 13:05

Sot do të nisë grumbullimi i përfaqësueses së Kosovës...

Sot do të nisë grumbullimi i përfaqësueses së Kosovës  në futboll për ndeshjet e tetorit. Futbollistët  kosovarë do të arrijnë një nga një pas angazhimeve që i patën në fundjavë me ekipet përkatëse në Evropë.

Përfaqësuesja e Kosovës, në përbërje të kompleuar do ta mbajnë stërvitjen e parë nesër paradites në Kampin Nacional në Hajvali, njofton Federata e Futbollit të Kosovës në agjendën e publikuar të “Dardanëve”.

Po ashtu pasditen e nesërme do të ushtrojnë, në stadiumin “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 17:00.

Të mërkurën në mëngjes kontingjenti kosovar do ta marrë rrugën drejt Andorrës, me të cilën Kosova do të përballet të enjten në udhëtim.