Ekonomi

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

09.10.2023 13:27

Komisioni Rregullator i Energjetikës mori vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes...

Komisioni Rregullator i Energjetikës mori vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 2,97% në raport me vendimin e datës 6.10.2023.
 
Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 3,00 denarë/litër. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 2,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,886 den/kg dhe tani do të jetë 45,087 den/kg.
 
Nga data 10.10.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 95 81,00 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 83,00 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 83,00 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 82,00 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU 45,087 (denarë/kilogram)