Valon Ethemi, protagonist në derbin e Stambollit
09.10.2023 13:51
Beshiktashi ka fituar derbin lokal me Istanbulspor...

Beshiktashi ka fituar derbin lokal me Istanbulspor, që ishte i vlefshëm për javën e tetë të kampionatit turk. Tek skuadra udhëtuese Istanbulspor, që nga minuta e parë e ndeshjes në fushën e lojës ishin Valon Ethemi si dhe Florian Loshaj.
Tetovari Ethemi luajti deri në minutën e 74, përderisa Loshaj në fushë ishte deri një minutë para se të skadonte koha e rregullt e ndeshjes.
Beshiktashi triumfoi me 2:0, ashtu që tani me 16 pikë është skuadra e katërt në renditje.
