Grupi Blueprint tërhiqet nga reformat në gjyqësi

09.10.2023 14:28

Grupi Blueprint i organizatave civile...

Grupi Blueprint i organizatave civile për reforma në gjyqësi  nuk dëshiron të shërbejë më si dekor i Qeverisë për reforma në drejtësi dhe ka njoftuar se po tërhiqet nga pjesëmarrja e mëtejshme dhe dhënia e kontributit në procesin e hartimit të Kodit të ri Penal, sepse pjesëmarrja e tyre është keqpërdorur.

Grupi Blueprint beson se pjesëmarrja e tyre është e pakuptimtë në një procedurë që legjitimon paligjshmërinë dhe që është në kundërshtim me misionin e tyre për ndërtimin e politikave konstruktive, transparente dhe të bazuara në dëshmi.

“Tërheqja jonë shpresoj se do të jep një pasqyrë se shoqëria civile nuk duhet të keqpërdoret apo më saktësisht pjesëmarrja në grupet e punës. Përkundrazi, pjesëmarrja jonë duhet të jetë konstruktive dhe të japim kontribut se si organizatë  posedojmë ekspertizë dhe njohuri.”, - deklaroi Aleksandra Cvetanovka nga grupi i “Juristëve të rinj”. 

“Fatkeqësisht nuk ka kthim mbrapa situata, sa i përket vjetërsimit të çështjeve të përfshira në ndryshimet në KP. Në Kodin e ri Penal , vepra e abuzimit gjatë prokurimit publik do të rikthehet, por  ajo do të bëhet në të ardhmen. Në këtë moment, Kodi Penal i ndryshuar do të zbatohet në këto procese, sepse bëhet fjalë për një ligj që është më i favorshëm për të akuzuarit.”, - theksoi Ivana Petkovska nga “Të gjithë për gjykim të drejtë”.

“Parashtrohet pyetja se pse në të njëjtën kohë ndryshojnë dhe miratohen vepra penale për ambientin jetësor, që padyshim janë ndryshim pozitiv, por në të njëjtën kohë miratohen ndryshime tek këto tre vepra penale dhe në këtë mënyrë hapet mundësi për korrupsion më të madh, si dhe vjetërsim  i ndjekjes penale kur ka keqpërdorime të tilla, që janë me rëndësi shoqërore.”, - u shpreh Tone Kareva nga Komiteti i Helsinkut.

Përfaqësuesit e grupit Blueprint ende nuk e dinë  se kush është autori i ndryshimeve të kontestuara në Kodin Penal, me të cilat u  ulën dënimet e funksionarëve. (Flutura Latifi, TVM2)