Maqedoni

Administrata gjyqësore në protestë, kërkon përfshirjen e tyre në grupin e punës

09.10.2023 15:02

Me kërkesë për paga dinjitoze evropiane, të punësuarit në administratën gjyqësore sërish protestuan...

Me kërkesë për paga dinjitoze evropiane, të punësuarit në administratën gjyqësore sërish protestuan duke bllokuar udhëkryqin tek qendra tregtare “Mavrovasja”. Ata kërkojnë të kyçen në grupin e punës për rritjen e rrogave, duke përsëritur kërkesat e tyre për paga më të larta për 78 për qind dhe 35 për qind shtesë në pagë për administratorët e gjykatësit.
 
“Në ekipin negociues kërkojmë të inkuadrohemi, sepse të punësuarit tanë janë anëtarë të sindikatës dhe nuk mund të merret vendim pa kyçjen tonë në procesin e organizatave sindikaliste.”, - deklaroi kryetarja e Sindikatës së Pavarur të Administratës Gjyqësore, Jasmina Veliçkova. 
 
“Nga ky vend i bëjmë ftesë Ministrisë së Drejtësisë, Financave, Këshillit Gjyqësor dhe Kryetarit të Qeverisë të na ftojë të bisedojmë dhe të gjejmë zgjidhje për këtë problematikë.”, - theksoi Goran Ristevski nga Sindikata e Pavarur e Administratës Gjyqësore. 
 
“I informuam edhe ambasadat, sepse po e shohim që problemi ynë po has në vesh të shurdhër, iu drejtuam Ambasadës holandeze dhe gjermane që të na del në ndihmë, aq sa munden të na ndihmojnë.”, - theksoi kryetari i Organizatës Sindikaliste të Gjyqësisë, Dragan Joseski.
 
Në mbledhjen e 3 shtatorit, Qeveria mori vendim që në afat kohor prej shtatë ditësh të formohet një grup pune, i cili do të punojë për gjetjen e një zgjidhjeje në lidhje me kërkesat e parashtruara nga Gjykata, Prokuroria Publike dhe punonjësit e administratës shtetërore.
 
FLUTURA LATIFI