Maqedoni
Organizatorët e lojërave të fatit kundër ndryshimeve të propozuara ligjore
09.10.2023 15:17
Organizatorët e lojërave të fatit protestuan para Kuvendit kundër propozim-ligjit të ri për lojërat e fatit...

Organizatorët e lojërave të fatit protestuan para Kuvendit kundër propozim-ligjit të ri për lojërat e fatit, i cili është në procedurë kuvendare. Ata kërkojnë që të mos votohet ky ligj, pasi me këto ndryshime ligjore parashihet dislokimi i bastoreve, ndalesë për organizimin e lojërave të fatit për organizatorët e licencuar, si dhe rritje e të dhënave dhe kompensimeve.
“Nëse miratohet propozim-ligji i ri për lojërat e fatit, do të shkaktojë mbyllje të tërësishme të kësaj industrie dhe do të hapë dyert për ekonominë gri dhe krimin. Ky ligj nuk është asgjë tjetër përveç intervenim direkt i shtetit, me çka mbi 10 mijë të punësuar dhe mbi 54 mijë të punësuar në mënyrë indirekte do të mbeten pa të ardhurat e tyre dhe pa punë.”, - deklaroi Vasko Ilievski nga Asociacioni i Bastoreve Sportive.
“Dëshirojmë prej këtu para Kuvendit edhe njëherë t’ua bëjmë me dije deputetëve për pasojat e dëmshme dhe kaosin që pason në këtë sektor, nëse insistohet në qëllimin që këto ndryshime të hyjnë në fuqi me çdo çmim. Besojmë se paralajmërimet tona do të merren pa paragjykime dhe jashtë ndodhive të politikës ditore.”, - theksoi kryetari i Asociacionit për lojërat e fatit, Goran Stojmenov.
Propozim-ligji për lojërat e fatit, i cili në Kuvend është dorëzuar që nga muaji shkurt i këtij viti, tani është proceduar në Komisionin për Çështje Evropiane me flamur evropian. Këto ndryshime mes tjerash parashikojnë të dislokohen kazinotë dhe bastoret 500 metra larg shkollave.
REXHEP QAMILI
