Botë
Sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, Izraeli urdhëron rrethimin e plotë të Gazës
09.10.2023 16:14
Izraeli ka urdhëruar “rrethimin e plotë” të Rripit të Gazës, ka bërë të ditur ministri izraelit i Mbrojtjes...

Izraeli ka urdhëruar “rrethimin e plotë” të Rripit të Gazës, ka bërë të ditur ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke shtuar se autoritetet do ta ndërpresin rrymën, si dhe nuk do ta lejojnë futjen e ushqimit e as karburanteve. Autoritetet izraelite pohojnë se situata në Izraelin jugor është stabile, por ka pjesë të pasigurta ku luftimet vazhdojnë. Nga sulmet ka mbi 1,000 të vdekur dhe shumë të lënduar. Ushtria paralelisht me pastrimin e terrenit rreth Rripit të Gazës, zbaton edhe evakuimin e popullsisë, por edhe është angazhuar për lirimin e pengjeve.
“Ne pak a shumë e kemi stabilizuar situatën dhe kemi marr kontroll mbi të gjitha komunitetet rreth Gazës. Kemi dy lokacione ku janë duke vazhduar luftimet. Përpiqemi të sigurojmë që përsëri kufijtë tanë ujor dhe tokësor të jenë të sigurt. Kemi qindra izraelit të vrarë, ushtarë dhe civil.”, - deklaroi zëdhënësi i Forcës së Mbrojtjes së Izraelit, Riçard Hehet.
Kryeministri britanik e përkrahu Tele Avivin në betejën me Hamasin. Mesazhe identike kanë ardhur edhe nga kancelari gjerman, Olaf Shol dhe Gjermania ka ndërmarrë masa për mbrojtjen e objekteve izraelite.
“Mbretëria e Bashkuar tanimë është aleate më e fuqishme dhe besnike e Izraelit. Kuptohet që askush nuk dëshiron të ndodhë eskalim në nivel rajonal. Britania dhe aleatët, i ftojnë të gjithë vendet e rajonit, që të mos e shfrytëzojnë këtë, si mundësi për inkurajim të dhunës së vazhdueshme dhe urrejtjes. Në të njëjtën kohë do të vazhdojmë t’i japim mbështetjen e nevojshme Izraelit.”, - theksoi kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak.
Seanca emergjente për këshillin e sigurisë së Kombeve të Bashkuara për luftën në Lindjen e Afërt mes Izraelit dhe Hamasit, kaloi në atmosferë të tensionuar. Përfaqësuesi i Palestinës kërkon që të ndalohet gjakderdhja, ndërsa ambasadori i Izraelit e akuzoi Hamasin për luftën.
“Koha është që menjëherë të ndërpritet dhuna dhe derdhja e gjakut, është koha t’i jepet fund kësaj bllokade dhe të hapet horizont policor.”, - u shpreh përfaqësuesi i shtetit të Palestinës në KB, Riadh Mansour.
“Ky krim është 11 shtatori në Izrael, prej tani asgjë nuk do të jetë e njëjtë. Ju betohem që do ta shembim paradigmën, do ta ndryshojmë ekuacionin 17 vite prej kur Izraeli u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga Gaza dhe prej kur erdhi në pushtet Hamasi.”, - deklaroi përfaqësuesi i përhershëm i Izraelit në KB, Gilad Erdan.
Lufta ndodhi në kohën kur Izraeli duhej të normalizonte marrëdhëniet me Arabinë Saudite. E njëjta gjë më herët ishte bërë me Egjiptin, Jordaninë,Tunisinë dhe Marokun. Por, ndezja e konfliktit mund t’i destabilizojë marrëdhëniet e qetësuara të Lindjes së Afërt.
FARIJE DAUTI BAKIJU
