Maqedoni

Kovaçevski: Takimi i liderëve, i panevojshëm

09.10.2023 17:27

Qëndrimin e VMRO-DPMNE-së se është i nevojshëm një takim liderësh...

Qëndrimin e VMRO-DPMNE-së se është i nevojshëm një takim liderësh, sepse vendi po përballet me dy procese kyçe zgjedhore ose në të kundërtën mund të kemi krizë kushtetuese, kryeministri, Dimitar Kovaçevski, e cilëson si të pabazë pasi që deri te kriza mund të vijë vetëm nëse nuk respektohen afatet e parapara me Kushtetutë.
 
Ai thotë se një takim liderësh Tet-a Tet, është panevojshme sepse për fatin e një sistemi të tërë parlamentar nuk mund të vendosin dy persona. Ripërsërit se për opozitën vazhdon të vlejë oferta e njëjtë që është  propozuar në takimin e fundit të liderëve. 
 
“Dy persona nuk mund të ulen dhe të dërgojnë një sistem të tërë ligjor në vend, një sistem të tërë parlamentar, vetëm sepse ata dy kanë rënë dakord për diçka. Kryetari i Kuvendit i ka të gjitha ingerencat. Ne kemi diskutuar lidhur me atë se cilat janë proceset kryesore për shtetin dhe i parë është integrimi i vendit në BE. Hulumtimet e vazhdueshme të opinionit publik tregojnë se 70% e qytetarëve duan të hyjmë në BE. Me 7 korrik i treguam qëndrimet tona, nëse opozita i mbështet ndryshimet, të njëjtën ditë mund të shkojmë në zgjedhje. E dyta, nëse opozita mbështet hapjen e procesit të ndryshimeve kushtetuese, mund të kemi Qeveri të përbashkët që do të mbaroj skriningun dhe do i hap kapitujt, do t’i mbyllim dy dhe më pas mund të shkojmë në zgjedhje presidenciale dhe parlamentare.”, - deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski. 
 
VMRO-DPMNE: LSDM-ja po përballet me rënie politike
 
Por nga VMRO-DPMNE-ja thonë se LSDM-ja po përballet me një rënie politike, prandaj mundohet të amortizojnë veten duke porositur Anketa.
 
“LSD-ja janë dukshëm nervozë dhe të dëshpëruar për vlerësimet që kanë, ndaj përpiqen të gënjejnë veten me sondazhe të porositura. Në fund të fundit, në një nga pyetjet për ndryshimet kushtetuese, totali jep 104%, që tregon se e gjithë anketa është shkruar në nervozizëm. Por këtu po ju ofrojmë një mundësi, nëse tashmë besojnë se janë të fortë, atëherë le të inkurajohen dhe të shkojnë në zgjedhje, që të shohin se sa besim kanë tek qytetarët. Zgjedhjet janë sondazhi më i mirë dhe më i saktë, vetëm Kovaçevskit dhe LDS-së i mungon guximi.”, thuhet në reagimin me shkrim të VMRO-DPMNE-së.
 
Qytetarët vazhdojnë të mbështesin anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. Sipas anketës së porositur nga “Fokus”, rreth 68 për qind e qytetarëve janë deklaruar se mbështesin anëtarësimin e vendit në BE, 22,4 për qind janë deklaruar neutralë për anëtarësim, ndërsa vetëm 9,25 për qind e qytetarëve janë kundër anëtarësimit në BE. Ky sondazh i “Fokusit” tregon edhe neutralitetin e qytetarëve ndaj ndryshimeve kushtetuese që i nevojiten vendit për të vazhduar rrugën drejt BE-së.
 
Në pyetjen “A do të mbështesnit ndryshimet kushtetuese të nevojshme për zhbllokimin e negociatave me BE-në”, gjysma, pra 50% e të anketuarve janë deklaruar neutralë, 35% i mbështesin dhe 19% i kundërshtojnë. Anëtarësimin e Maqedonisë në nismën “Ballkani i Hapur” e përkrahin 76% e qytetarëve. 
 
SANIJE DURAKU