Reali mbijeton furinë e Schalkes, Porto, lehtë në çerekfinale
Iker Casillas përkundër se pranoi 4 gola sonte, ka bërë një pritje madhore në fund të ndeshjes, për të shpëtuar ekipin e tij nga eliminimi në Ligë të Kampionëve...

Schalke ka mposhtur Real Madridin 4-3 si mysafir në Santiago Bernabeu për të shpresuar deri në fund të ndeshjes, në një goleadë të paparë, për kualifikim. Sidoqoftë, Real në minutat e fundit përkundër reziqeve ka menaxhuar lojën për të kaluar tutje, derisa Cristiano Ronaldo ka shënuar dy herë me kokë gjatë ndeshjes, duke kaluar në vend të parë të golashënuesve historik të Ligës së Kampionëve.
Schalke u përshëndet kokëlartë dhe me plotë krenari nga Liga e Kampionëve, derisa Real Madrid vazhdon rrugëtimin për mbrojtjen e titullit të Europës. Real Madrid kualifikohet tutje për shkak të fitores 2-0 në Gelsenkirchen.
Porto është ekipi i radhës që kalon në tetëshen më të mirë europiane të këtij stinori pasi që mposhti thellë Baselin e shqiptarëve në Dragao, 4-0. Taulant Xhaka dhe Shkelzen Gashi nisën ndeshjen nga minuta e parë, por ishin të pafuqishëm karshi ekipit portugez me përvojë në Champions League.
Pjesë e ekipit të Baselit ka qenë edhe mbrojtësi Arlind Ajeti, i cili nuk fitoi rastin për tu paraqitur sonte në ndeshje. Porto kualifikohet me rezultat të përgjithshëm 5-1 në çerekfinale, pas fitores së thellë sonte, derisa Gashi e Xhaka, bashkë me Ajetin përshëndeten nga Liga e Kampionëve për këtë stinor.
