Kulturë

FNT “Skupi festival”, sonte shfaqje nga teatri i luftës në Sarajevë

09.10.2023 18:12

Me performancën “Shtrëngatë” dhe “Zhbirim” në skenën e Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Skupi Festival”...

Me performancën “Shtrëngatë” dhe “Zhbirim” në skenën e Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Skupi Festival”, Maqedonia e Veriut e shfaqi performancën, të realizuar nga  punëtoria në kuadër të festivalit përmes lëvizjeve artistike trupore.
 
Regjisorja Tea Begovska thotë se përmes kësaj performance, aktorët e rinj kanë pasur mundësinë që mendimet e tyre deri te spektatorët t’i shprehin përmes lëvizjeve artistike, format e reja të veprave të aktorëve me famë botërore.
 
Tendenca e regjisores Begovska është që ky lloj i performancave të shndërrohet në traditë, gjegjësisht trend i ri, që do të bëjë që aktorët të kuptohen pa folur, por vetëm përmes lëvizjeve artistike trupore dhe ndoshta ndonjë shushurimë të vogël.
 
“Si një formë e re, si në shumicën e arteve, edhe ne u nisëm prej asaj pike. U dhashë detyrë aktorëve që të nisen nga vetvetja se cila është shtrëngata e tyre personale, në kuptimin se si stuhia  e mendimeve të tyre ta shprehin përmes lëvizjeve. Kështu që të gjithë shumë u munduan me betejat personale. Për mua kur i shikoja ishin shumë inspirues dhe e kisha shumë më të lehtë që t’i bashkoj dhe sa t’i rindërtoj edhe më shumë storjet e tyre. Shpresoj se ky lloj i performacës do të shndërrohet në traditë e festivalit.”, - theksoi regjisorja, Tea Begovska. 
 
Ndërsa sonte do të kemi rastin që të ndjekim shfaqen “Tramvaji, i quajtur dëshirë”, interpretuar nga teatri i luftës në Sarajevë nga Bosnja dhe Hercegovina.
 
ARDITA RAMADANI