Botë

Tmerr në Spanjë, autobusi jashtë kontrolli, goditi tri gra

09.10.2023 22:05

Tre gra kanë humbur jetën sot dhe një e katërt mbeti e plagosur kur një autobus shkolle ka humbur tragjikisht kontrollin...

Tri gra kanë humbur jetën sot dhe një e katërt mbeti e plagosur kur një autobus shkolle ka humbur tragjikisht kontrollin dhe goditi kalimtarët në Kadiz në jug të Spanjës.

Zyrtarët e emergjencës nuk kanë thënë ende arsyen përse autobusi humbi kontrollin, ndërsa mediat vendase spekulonin për një defekt të mundshëm me frenat. 
 
“Tragjikisht autobusi shtypi disa njerëz në trotuar.”, shkruanin zjarrfikësit e Cadiz në rrjetet sociale, duke shtuar se nga pasagjerët e autobusit nuk kishte të plagosur. 
 
Në video të postuara në rrjetet sociale, zjarrfikësit shiheshin që tërhiqnin një pemë të thyer që kishte mbetur në çatinë e mjetit, pasi ai kishte ndaluar para një dyqani. 
 
Kreu i qeverisë rajonale të Andalusia, Juan Manuel Moreno, tha se ishte i shtangur nga lajmi i aksidentit fatkeq në Cadiz. Zyrtarët vijojnë hetimin e rrethanave.