Turqia sot do të marrë drejtimin e KFOR-it në Kosovë

10.10.2023 09:22

Nga sot trupat paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë....

Turqia do të marrë komandën e KFOR-it në një kohë kritike pasi tensionet shpërthyen mes Kosovës dhe Serbisë.

Turqia, e cila ka ushtrinë më të madhe në NATO pas ShBA-së, do të marrë drejtimin e misionit nga Italia më 10 tetor, tha të enjten kundëradmirali Zeki Akturk, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë.

Vendi ka marrëdhënie me të dyja palët, pasi ka zhvilluar lidhje tregtare me Serbinë ndërkohë që ka furnizuar me drone luftarake aleatin e saj Kosovën.

Turqia e sheh raportin personal të presidentit Recep Tayyip Erdogan me presidentin serb Aleksandar Vuçiq si potencialisht vendimtar në parandalimin e një përshkallëzimi të dhunës pas shkëmbimit të zjarrit vdekjeprurës të javës së kaluar në Kosovë, sipas njerëzve të njohur me këtë çështje.

Gjeneralmajor Ozkan Ulutas i ushtrisë turke mbërriti në Kosovë të martën për të marrë komandën e misionit, i cili përfshin një forcë turke prej rreth 600 trupash.