Ministria e Shëndetësisë e Gazës: Të paktën 687 palestinezë të vrarë dhe 3726 të plagosur

10.10.2023 10:38

Ministria e Shëndetësisë e Gazës....

Ministria e Shëndetësisë e Gazës ka dhënë shifrat e viktimave palestineze si të paktën 687 të vrarë dhe 3,726 të plagosur nga sulmet ajrore izraelite që nga e shtuna.

Sipas raporteve të mediave dhe rrëfimeve të dëshmitarëve, blloqe apartamentesh, një xhami dhe spitale ishin në mesin e vendeve të sulmuara, me disa rrugë dhe shtëpi të shkatërruara, raporton The Guardian.

Gjithashtu, “Reuters” raporton se Izraeli bombardoi selinë e kompanisë private të Telekomunikacionit palestinez, e cila mund të ndikojë në shërbimet e telefonisë fikse, internetit dhe telefonisë celulare në enklavën e bllokuar.