Lufta e Gazës “zbret” në Britani, palestinezët dhe izraelitët përplasen në metronë e Londrës

10.10.2023 10:22

Përplasja midis Izraelit dhe Palestinës.....

Përplasja midis Izraelit dhe Palestinës që u agravua pas sulmit të Hamasit katër ditë më parë, është zhvendosur edhe në Londër, aty ku protesta janë zhvilluar nga të dy palët.

Mbrëmjen e djeshme mbështetësit palestinezë dhe izraelitë u përleshën në një stacion metroje në kryeqytetin britanike, ndërsa policia u përpoq dëshpërimisht të ruante rendin.

Videot që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë dhjetëra oficerë policie që përpiqen të ndajnë demonstruesit izraelitë dhe palestinezë në stacionin e metrosë High Street Kensington në perëndim të Londrës, ndërsa më shumë se 1,000 aktivistë pro-palestinezë u mblodhën në rrugët jashtë.

Në Kensington protestuesit palestinezë me flamuj në duar ndezën fishekzjarrë dhe shkaktuan trazira, ndërsa policia arrestoi tre persona.


VIDEOhttps://twitter.com/i/status/1711493804245577804


“Nga lumi deri në det, Palestina do të jetë e lirë“, ishte thirrja që pushtoi rrugët e Londrës, ndërsa në protesta të tjera në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar u dëgjua edhe thirrja: “Le të derdhet gjak”.

E djeshmja ishte një natë ku po ashtu mijëra protestues pro-palestinez dolën në rrugë duke marshuar drejt ambasadës së Izraelit në Londër.

Protestuesit para ambasadës izraelite thanë për mediat se “nuk ka asnjë mënyrë për të ndryshuar Lindjen e Mesme në mënyrë paqësore“.

Në kontrast të plotë me vallëzimet, këngët dhe fishekzjarrët e pro-palestinezëve në Kensington – dhe protesta të tjera të nxehta në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar – izraelitë që qanin u mblodhën jashtë Downing Street në një vigjilje për viktimat dhe pengjet e marra nga militantët e Hamasit që nisën një sulm të dhunshëm mbi kufirin e Gazës të shtunën.

Kryeministri britanik, Rishi Sunak vizitoi gjithashtu një sinagogë në Londër për të treguar mbështetjen e tij për Izraelin dhe më vonë dënoi sulmin e Hamasit në një deklaratë të përbashkët me homologët e tij francezë, gjermanë, amerikanë dhe italianë.