Sulmet e Hamasit, Izraeli urdhëron rrethimin e plotë të Gazës

10.10.2023 11:16

Pas sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit...

Pas sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit, autoritetet izraelite kanë urdhëruar rethimin e plotë të rripit të Gazës.

Izraeli ka shpallur gjendje lufte dhe ka thirrur afër 300.000 rezervistë për të luftuar kundër Hamasit. Në kaudër të përleshjeve njoftohet për mbi 1000 të vdekur nga të dyja palët por edhe shum të lënduar.

Në mesin e viktimave njoftohet të ketë edhe shtetas të huaj, përfshi britanik dhe amerikan. Poashtu 123 mijë palestinez janë zhvendosur.

Shtetet e Bashkuara kanë nisur një aeroplanmbajtës modern, luftanije dhe avionë luftarakë në lindje të Detit Mesdhe dhe se do t’i japin Izraelit pajisje dhe municion shtesë.

Sulmete “Hamasit” ndaj Izraelit janë dënuar edhe nga Britania, Gjermania dhe vendet tjera evropiane, përfshi edhe RMV-në, Shqipërinë dhe Kosovën.

Seanca emergjente në Kombetet e Bashkuara rreth konfliktit kaloi në atmosfer të tënsionuar.