Izraeli intensifikon sulmet ajrore në Gaza
Në ditën e katërt të luftës...

Në ditën e katërt të luftës së nisur nga Hamasi në Izrael, më shumë se një mijë njerëz janë vrarë dhe mbi 4000 janë plagosur.
Paqeruajtësit e OKB-së në Libanin jugor po bëjnë thirrje për përmbajtje maksimale përgjatë kufirit libanez-izraelit pas një përshkallëzimi të madh të dhunës midis Palestinës dhe Izraelit.
Gaza është nën rrethim të plotë, nuk ka ushqim, ujë, energji elektrike dhe karburant.
Ushtria izraelite thotë se ka rifituar “kontrollin e plotë” të murit ndarës që u thye në disa fronte nga grupi palestinez, “Hamasi”.
Izraeli ka rifituar kontrollin e plotë të murit ndarës që u thye në disa fronte nga grupi palestinez i “Hamasi”t, i cili kreu një sulm masiv në fundjavë.
Trupat e rreth 1550 palestinezëve janë gjetur pranë kufirit të gazës, në territorin izraelit.
Numri i të vdekurve palestinezë pas sulmeve izraelite është rritur në 687, deklaroi nga ministria e shëndetësisë në Gaza, ndërsa të lënduarit janë 3726.
Ushtria izraelite po vazhdon sulmin kundër militantëve të Hamasit me një forcë “si kurrë më parë”, tha kryeministri Benjamin Netanjahu, ndërsa konflikti hyn në ditën e katërt pas një sulmi të papritur shkatërrues që vrau të paktën 900 njerëz në Izrael. Më shumë se 137.000 njerëz po strehohen nga sulmet izraelite në strehimoret e OKB-së në Gaza.
