Eliminatoret, Shqipërisë i duhen 5 pikë për Euro 2024

10.10.2023 14:56

Kombëtarja shqiptare nisi këtë të hënë përgatitjet për dy ndeshjet e radhës, ndaj Çekisë më 12 tetor...

Kombëtarja shqiptare nisi këtë të hënë përgatitjet për dy ndeshjet e radhës, ndaj Çekisë më 12 tetor, takim i vlefshëm për Kampionatin Europian ‘Gjermani 2024’ dhe miqësoren ndaj Bullgarisë më 17 tetor.  Falë fitores në ndeshjen kthyese ndaj Polonisë në Tiranë, tashmë kuqezinjtë janë një nga favoritët për të kaluar kualifikueset pasi rezultati 2-0 ndaj polakëve e mban Shqipërinë në avantazh në raport me Poloninë që në fushën e saj në mars të këtij viti fitoi vetëm 1-0. Skuadra e Fernando Santos tashmë ka 6 pikë ose 4 pikë më pak në renditje teksa ka ende 3 ndeshje për të luajtur deri në fund të kualifikueseve. Nëse në fund të kualifikueseve, Polonia do të ketë pikë të barabarta me Shqipërinë, golavarazhi favorizon kombëtaren tonë. Gjithsesi ende nuk mund të thuhet se kualifikimi është i sigurt.
 
Kujdesi në 3 ndeshjet e fundit të Shqipërisë duhet të jetë maksimal. Republika Çeke e vendit të dytë ka 2 pikë më pak, por ka edhe katër ndeshje për të luajtur. Delikate për Shqipërinë do të jetë sfida me Çekinë  e së enjtës. Në rast të një fitoreje, Shqipëria do të kalojë një këmbë në finale. Në nëntor Shqipëria do ketë dy ndeshje eliminatore me Moldavinë në transfertë dhe me Ishujt Faroe në Tiranvë. Në europian shkojnë direkt skuadrat që renditen në dy vendet e para të grupit. Sipas llogarive, Shqipërisë i duhen 5 pikë nga 9 të mundshme në tre ndeshjet e radhës për të shkuar në Gjermani 2024.