Botë
Japoni, përkujtohen viktimat e Fukushimas
11.03.2015 15:31
Japonia përkujtoi sot tërmetin katastrofal me fuqi 9 të shkallës Rihter, i cili u pasua nga një cunam shkatërrues me valë 10 metra të larta...

Japonia përkujtoi sot tërmetin katastrofal me fuqi 9 të shkallës Rihter, i cili u pasua nga një cunam shkatërrues me valë 10 metra të larta, që përveç shtëpive, goditi edhe reaktorët në centralin bërthamor Dai-Ichi në Fukushima.
Më shumë se 19 mijë njerëz vdiqën ose u zhdukën, në atë që konsiderohet katastrofa më e madhe nukleare pas Cernobilit.
Edhe sot, 4 vite pas fatkeqësisë, 230 mijë persona që u evakuuan në atë kohë, ende jetojnë jashtë shtëpive të tyre.
LEUNORA KALIQI
